📍 Gjirokastër, Albania, 6001
📞 +355 68 480 0083 | 💬 WhatsApp Direkte
Softuer për bizneset e qirasë

Flota juaj, nën kontroll në çdo moment.

Nga rezervimi te kontrata, inspektimi, pagesa dhe fitimi. Menaxhoni makinat, motorët, skafet dhe çdo mjet me qira nga një panel i vetëm, kudo që të jeni.

  • Pa instalim
  • Shqip & English
  • Kompjuter, tablet & celular
  • 7 ditë provë falas, me të gjitha modulet
Një platformë · shtatë lloje mjetesh Automjete (Makina) Motoçikleta & Skuterë Varka, Skafe & Jahte Jet Ski (Moto Uji) ATV, Quad & Buggy Biçikleta & Trotinete Elektrike Autokampe & Rimorkio
Kush jemi ne

Një platformë universale për çdo biznes qiraje

BookaRental është një platformë e zhvilluar nga EAK TEAM Electronics, me bazë në Gjirokastër. E nisëm në 2024 me një qëllim të thjeshtë: t’u japim bizneseve të qirasë një mjet profesional që zëvendëson fletoret, Excel-at dhe telefonatat e pafundme.

Sot platforma ka dy anë: një panel menaxhimi për kompanitë e qirasë, të çdo madhësie dhe për çdo lloj mjeti, dhe një katalog publik ku klientët gjejnë dhe rezervojnë mjete direkt nga kompanitë.

Themeluesi
Emin Kokalari
Vendndodhja
Gjirokastër
Që nga viti
2024
Misioni ynë
Të bëjmë qiradhënien më të shpejtë, më të qartë dhe më të besueshme, si për bizneset ashtu edhe për klientët e tyre, kudo që punojnë.
7
module mjetesh, secili me rregullat e veta
24/7
njoftime automatike me Email, Telegram dhe Push
76
leje të ndara për të kontrolluar çdo punonjës
SQ · EN
ndërfaqe dhe kontrata në dy gjuhë
Provë falas

Provojeni 7 ditë falas

Pa kartë dhe pa detyrim. Sapo aplikimi aprovohet, biznesi juaj hapet me të gjitha modulet aktive për 7 ditë.

Aplikoni online

Plotësoni formularin me të dhënat e biznesit dhe llogarinë e administratorit. Zgjat 2 minuta.

Aprovim dhe 7 ditë falas

Pas aprovimit merrni email mirëseardhjeje dhe hyni menjëherë: makina, motorë, skafe, kampera dhe çdo modul tjetër aktiv.

Vendosni pa presion

Dy ditë para mbarimit ju kujtojmë me email. Të dhënat tuaja ruhen kur vazhdoni me abonim.

Operacionet e përditshme

Gjithçka që ju duhet, në një vend të vetëm

BookaRental ju tregon në kohë reale cili mjet është i lirë, kush është me vonesë dhe çfarë ju pret nesër.

Kalendar vizual live

Qiratë aktive, rezervimet dhe vonesat me ngjyra për çdo mjet, në pamje matricë, mujore ose për celular.

Qira në pak klikime

Skanim OCR i kartës së identitetit dhe patentës, kontroll automatik i mbivendosjeve, zgjatje dhe kthim ekspres.

Kontrata & nënshkrim digjital

Kontrata A4 shqip/anglisht të plotësuara automatikisht, nënshkrim me gisht në ekran dhe dërgim me email.

Inspektim 360° me foto

Fletë dorëzimi dhe kthimi me foto dëmtimesh, karburant dhe kilometra. Pa debate me klientin.

Pagesa & depozita

Cash, kartë ose bankë, pagesa të pjesshme, rimbursim depozite dhe tarifa vonese, karburanti e kilometrash të llogaritura vetë.

Klientët (CRM)

Historiku i çdo klienti, borxhet, niveli i rrezikut dhe lista e zezë, me paralajmërim gjatë krijimit të qirasë.

Kosto, dokumente & servise

Siguracion, kolaudim, taksa, servise dhe shpenzime në një qendër të vetme, me paralajmërim para çdo afati.

Çmime inteligjente

Çmime sezonale, oferta sipas numrit të ditëve dhe zbritje me kufi të caktuar për çdo punonjës.

Gjoba & partneritet B2B

Gjoba policie që lidhen vetë me shoferin sipas targës dhe datës, dhe ndarje mjetesh me biznese partnere.

Besnikëria dhe referimet

Klientët fitojnë pikë nga qiratë, marrin bonuset që vendosni ju dhe ftojnë miqtë me linkun e tyre personal me QR.

Kupona zbritjeje

Krijoni qindra kupona njëpërdorimësh me përqindje, shumë fikse ose ditë falas, printojini 10 në faqe me QR dhe përdorini te qiraja ose rezervimi online.

Profil automatik + QR në kontratë

Çdo klient merr profilin e vet privat me qiranë e parë; QR-ja në kontratë e hap me verifikim të ID-së, pa asnjë klikim nga stafi.

Pamje nga aplikacioni

Një ndërfaqe moderne, e thjeshtë për stafin

Dizajn i pastër, i ndërtuar për punë të shpejtë në zyrë, në aeroport ose në port.

Paneli
Paneli kryesor: flota, qiratë në qarkullim, vonesat dhe mjetet më fitimprurëse në një shikim.

Paneli kryesor: flota, qiratë në qarkullim, vonesat dhe mjetet më fitimprurëse në një shikim.

Rritje & kontroll

Më shumë fitim, më pak punë manuale

Shikoni sa fiton çdo mjet, sillni klientë të rinj online dhe lini sistemin t’ju kujtojë gjithçka të rëndësishme.

Raporti i fitimit dhe ROI për flotën
Raporte

Dini saktë sa fiton çdo mjet

Të ardhura, shpenzime dhe fitim neto për çdo mjet dhe për çdo periudhë, gati për kontabilistin.

  • Analizë ROI: servise, siguracione, gjoba dhe shfrytëzim
  • Eksport në Excel, CSV dhe PDF
  • Raporti i mëngjesit në Telegram dhe Email
Katalogu publik i mjeteve në celular
Faqja publike e biznesit në celular
Rezervime online

Klientë të rinj, edhe kur zyra është e mbyllur

Çdo biznes merr faqen e vet publike dhe shfaqet në katalogun kombëtar të optimizuar për Google.

  • Kod QR në xhamin e çdo makine: kalimtarët shohin çmimin dhe disponueshmërinë
  • Rezervime direkte dhe kontakt me WhatsApp
  • Njoftim i menjëhershëm për stafin për çdo kërkesë të re
Paneli i lejeve për përdoruesit
Ekipi

Çdo punonjës sheh vetëm atë që i takon

Zgjidhni me çelësa çfarë mund të shohë dhe të ndryshojë secili: mjete, qira, pagesa, çmime, raporte e të tjera.

  • Kufi zbritjeje për çdo punonjës
  • Shabllone lejesh, p.sh. "Recepsionist"
  • Historik i plotë: kush bëri çfarë dhe kur
Si funksionon

Gati për punë në tre hapa

1

Regjistroni flotën

Shtoni mjetet, çmimet, dokumentet dhe stafin vetëm një herë. Aktivizoni modulet që ju duhen.

2

Jepni me qira

Klient, kontratë, inspektim me foto dhe pagesë, të gjitha në pak hapa nga kompjuteri ose celulari.

3

Ndiqni fitimin

Raporte, njoftime automatike dhe kontroll i plotë mbi biznesin nga çdo pajisje.

Siguria & besueshmëria

Të dhënat e biznesit tuaj, të mbrojtura

E ndërtuar me standarde të forta sigurie dhe e testuar automatikisht në çdo version.

Hyrje me dy faktorë

2FA me aplikacion autentikimi, kode rikuperimi dhe bllokim pas tentativave të gabuara.

Backup automatik

Kopje rezervë të enkriptuara me orar, për databazën dhe skedarët e ngarkuar.

Të dhëna të izoluara

Çdo biznes sheh vetëm të dhënat e veta, në web dhe në aplikacionin celular.

Historik veprimesh

Çdo shtim, ndryshim apo fshirje regjistrohet me përdoruesin, kohën dhe vlerat para/pas.

Skedarë privatë

Dokumentet, gjobat dhe fotot e inspektimeve ruhen privatisht dhe hapen vetëm me leje.

Koshi i riciklimit

Të dhënat e fshira gabimisht rikthehen me një klikim.

Për kë është

E ndërtuar për çdo biznes qiraje

Agjenci makinash me qira
Rent-a-scooter & motorë
Qira skafesh & jet ski
Kampera, quad & turizëm
Biznese me disa pika shërbimi
Partneritete B2B mes kompanive
Pyetje të shpeshta

Keni pyetje? Kemi përgjigje.

A duhet të instaloj ndonjë program?

Jo. BookaRental punon në shfletues, në kompjuter, tablet dhe celular. Mjafton një lidhje interneti.

Çfarë lloj mjetesh mund të menaxhoj?

Makina, motorë dhe skuterë, biçikleta, skafe dhe jahte, jet ski, kampera dhe ATV/quad. Aktivizoni vetëm modulet që ju duhen.

A mund të punojnë disa punonjës njëkohësisht?

Po. Çdo punonjës ka llogarinë e vet dhe ju zgjidhni saktë çfarë mund të shohë dhe të ndryshojë, deri te kufiri i zbritjeve.

A mund të marr rezervime online?

Po. Biznesi juaj merr një faqe publike, shfaqet në katalogun kombëtar dhe çdo mjet ka kodin e vet QR. Kërkesat vijnë direkt te stafi me njoftim.

Si mbrohen të dhënat e mia?

Me hyrje me dy faktorë, të dhëna të izoluara për çdo biznes, skedarë privatë, historik veprimesh dhe kopje rezervë automatike të enkriptuara.

Në cilat gjuhë është platforma?

Në shqip dhe anglisht. Edhe kontratat janë dygjuhëshe, ndaj janë të përshtatshme për klientë vendas dhe turistë.

A mund t'i shpërblej klientët besnikë?

Po. Vendosni rregullat e pikëve dhe bonuset; klientët i shohin në profilin e tyre privat, marrin kupona dhe ftojnë miq të rinj. Programi shfaqet edhe në faqet tuaja publike.

Shihni BookaRental në veprim

Na kontaktoni për një prezantim të personalizuar për flotën tuaj. Ju tregojmë si funksionon me shembuj nga biznesi juaj.

Shkarko broshurën (PDF) BookaRental · A4